Zyra Europiane e azilantëve: Shqipëria, shteti me rritjen më të lartë mujore të azilantëve
Kërkesat për azil nga Shqipëria u rritën ndjeshëm në shtator, duke arritur në nivelin më të lartë që nga shkurti, përpara se të nisnin kufizimet e udhëtimeve të shkaktuara nga COVID-19.
Sipas të dhënave të Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO), aplikimet totale për azil arritën në 655, me një rritje prej 62% në krahasim me gushtin, duke u përmendur dhe nga Zyra Europiane e Azilantëve si një nga shtetet me rritjen më të lartë mujore në përqindje.
Nga aplikimet totale të shtatorit, 63% ishin të reja, ndërsa bie në sy dhe numri i lartë i riaplikimeve 238 gjithsej, ose 27% e totalit.
Aplikimet për azil nga shqiptarët vijojnë të mbeten më të lartat në rajon. Në shtator, kishte 238 aplikime nga Kosova, Serbia 212, Bosnja 141, Maqedonia e Veriut 79 dhe nga mali i Zi vetëm 10.
Në raport me popullsitë përkatëse, Shqipëria vijon të mbetet e dyta në botë në aplikimet për azil në shtator, me 23 aplikime për 100 mijë banorë, pas Sirisë, që ka 37 aplikime për 100 mijë banorë. Pas Shqipërisë renditet Gjeorgjia, me 20 aplikime për 100 mijë banorë. Më pas vjen Afganistani (13.2), ndërsa renditja vazhdon me Kosovën, që është e dyta në Ballkan me tendencën më të lartë për të ikur drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Ndonëse shqiptarët vijojnë të ngulin këmbë, duke kërkuar azil në BE, ata kanë refuzime shumë të larta. Sipas Zyrës Europiane të Azilantëve gati 99% e vendimeve në shtator, ishin negative.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve