Vritet aksidentalisht me armë gjahu 22-vjeçari në Bulqizë, shoqërohet në polici shoku i tij
Vritet aksidentalisht me armë gjahu në fshatin Fushë-Bulqizë, të Bulqizës 22-vjeçari Elidon Basha.
Burime për Euronews Albania bëjnë më dije se 22-vjeçari nga Fushë- Bulqiza u plagos mbrëmjen e djeshme aksidentalisht me armë gjahu nga shoku i tij, Klodian Kola.
Mësohet se i riu u dërgua fillimisht me urgjencë drejt spitalit Rajonal të Peshkopisë, por për shkak të gjendjes së rëndë u nis drejt Tiranës. Fatkeqësisht i riu nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe humbi jetën gjatë rrugës për në spital.
Policia ka shoqëruar në Komisariat 27-vjeçarin Klodian Kola si dhe ka sekuestruar edhe armën e zjarrit.
“Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, shtetasi K. K., së bashku me shtetasin E. B., në rrugën Fushë Bulqizë – Kodër Dane, dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me armë gjahu çifte. Dyshohet se nga pakujdesia shtetasi K. K. ka plagosur shokun e vet, shtetasin E. B., 22 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Tiranës.
Menjëherë pas njoftimit të marrë u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Falë veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, një elektrik dore, motomjeti me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, shtetasin K. K., 27 vjeç, për veprime të mëtejshme hetimore.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje