Heroina në Elbasan, dyshime se i përkiste një grupi kriminal, itenerari që përshkroi kamioni

27 Nëntor 2020 | 09:04

Heroina e kapura një ditë më parë në Elbasan kanë rikthyer dhe njëherë në qendër të vëmendjes trafikun e drogës së fortë që prej vitesh zhvillohet në këtë qytet.

Droga e sekuestruar u kap në një kamion me dru e ndarë në 8 pako dhe në pranga përfunduan 2 persona: Gëzim Balla shofer I kamionit dhe Gazmir Harremi që dyshohet se siguroi sasinë me lëndë narkotike që u ngarkua në Elbasan.

Gjithashtu lidhur me ngarkesën e kapur policia ndaloi dhe 4 persona të tjerë që pas marrjes në pyetje nga grupit hetimor u lanë të lirë. Sipas hetuesve këta të fundit nuk kanë lidhje me heroinën por thjesht kanë rastisur në servisin ku u ndalua kamioni.

Por pavarësisht arrestimeve hetuesit kanë dyshime se sasia e heroinës I përkiste një grupi të rrezikshëm kriminal që vepron në qytetin e Elbasanit.

Euronews Albania ka ndërtuar dhe itinerarin e lëvizjes së kamionit, që rrugëtimin e tij e nisi nga Turqia për të kaluar në Bullgari e Maqedoni e më pas në Shqipëri ku mori dhe ngarkesën me destinacion final Greqinë.

Në kuadër të këtij operacioni te koduar “Kështjella” policia ka sekuestruar një sërë provash materiale ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026