Shqipëria dakordësi me Ukrainën për çmimin e grurit, 4 shtete të BE bllokadë

25 Prill 2023 | 14:31

Ministri ukrainas i Politikës Agrare dhe Ushqimit Mykola Solskyi dhe ministrja shqiptare e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca kanë zhvilluar një takim online për të diskutuar eksportet bujqësore dhe tranzitin e produkteve bujqësore ukrainase.

Në takimin online, Krifca shprehu mbështetjen për propozimin për pagesën e kompensimit për transportin e drithit drejt Evropës, i cili do të bazohej në një parim progresiv, shkruajnë mediat ukrainase.

Një kompensim i tillë do t’u mundësonte vendeve që ndodhen më larg nga kufiri ukrainas të marrin grurë me çmime të përshtatshme. Në të njëjtën kohë, fermerët në vendet fqinje të Ukrainës do të përjetonin më pak presion në lidhje me politikën e çmimeve.

Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Bullgaria vendosën një ndalim të përkohshëm për importin e grurit dhe produkteve të tjera bujqësore nga Ukraina. Komisioni Evropian njoftoi një paketë ndihme financiare për vendet në kufi me Ukrainën, të cilën ata do të mund ta marrin pas heqjes së kufizimeve në importin e produkteve bujqësore ukrainase.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026