Më pak shqiptarë me gomone në Britani, shifrat për 3 muajt e fundit

25 Prill 2023 | 15:48

Numri i shqiptarëve që tentojnë të kalojnë në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe ka rënë ndjeshëm. Sipas mediave britanike në 3 muajit e parë të këtij viti 29 shqiptarë janë larguar drejt tokës angleze me gomone. Ulja e numrit argumentohet me ashpërsimin e politikave te qeverise britanike, por edhe me kushtet e këqija te motit.

Të dhënat janë bërë publike nga gazeta ‘The Sun’, e cila thekson se numri i emigrantëve të paligjshëm ka rënë ndjeshëm krahasuar me shifrat e vitit të kaluar.

Sipas të përditshmes britanike, numri i shqiptarëve që tentojnë të udhëtojnë nëpëmjet kanalit të la manshit është ulur me fillimin e një skeme largimi të shpejtë nga qeveria britanike.

Nga 1099 shqiptarë që emigruan në Britani në tre muajit e fundit të vitit të kaluar, vetëm 29 mundën të kalojnë nga janari në mars të këtij viti.

Rreth 500 emigrantë të paligjshëm janë kthyer deri më tani në Shqipëri, pasi kryeministri Rishi Sunak premtoi se do të ndalonte gomonet, si një nga pesë prioritetet kryesore të Kryeministrit të përshkruara për këtë vit.

Në fund të vitit të kaluar, dy qeveritë, ajo shqiptare dhe britanike u dakordësuan që të luftojnë emigrimin e paligjshëm nëpërmjet ngritjes së një task force të përbashkët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026