Turqia nderon me medalje Kosovën për ndihmën gjatë tërmetit

26 Prill 2023 | 12:00

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka nderuar me medalje presidenciale të gjitha vendet mike që iu gjenden pranë sapo ra tërmeti tragjik i 6 shkurtit.

Dekorimi me medalje presidenciale vjen edhe si meritë e kontributit të ekipeve të kërkim-shpëtimit.

Mes vendeve që morën medalje ishte edhe Kosova. Ministri i Mbrojtjes Arben Mehaj shkroi në Facebook se u vlerësuan për kontributin e pakursyer.

Në ceremoninë e dhënies së medaljes presidenciale dhe urdhrit të shërbimit të shquar humanitar pas tërmeteve të 6 shkurtit në pjesën jugore të Turqisë, Republika e Kosovës ishte ndër vendet e dekoruara me medalje nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan si meritë e kontributit të pakursyer të ekipit të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, shkroi Mehaj.

Tërmetet që goditën Turqinë në shkurt të këtij viti lanë të vdekur mbi 50 mijë persona.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026