18 të vdekur dhe gati 650 të infektuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 18 humbje jete për shkak të COVID-19 ndërsa nga 2 201 testime kanë rezultuar 645 persona të infektuar.
Viktimat janë 8 nga Tirana, 3 nga Durrësi, 1 nga Dibra, Elbasani, Lezha, Kurbini, Berati, Vlora, Fieri të moshave 56 vjeç deri në 82 vjeç. Bashkë me rastet e fundit, që prej nisjes së pandemisë Shqipëria numëron 771 viktima.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 25 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë në të gjithë vendin janë mbi 17 700 raste aktive me coronavirus, ku më shumë se 50% e të prekurve janë në Tiranë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që gjatë ditëve të festave të nëntorit të shmangin grumbullimet masive me më shumë se 10 vetë, të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar, për të kufizuar në maksimum përhapjen e infeksionit.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit:
272 raste në Tiranë, 56 në Durrës, 51 në Fier, 48 në Korçë, 30 në Kuçovë, 20 në Mat, 19 në Pogradec, 16 në Vlorë, 15 në Kolonjë, 14 në Elbasan, 13 në Krujë, nga 12 raste në Tepelenë, Dibër, nga 10 raste në Has, Sarandë, nga 8 raste në Devoll, Peqin, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 4 në Berat, 3 në Tropojë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Lezhë, Malësi e Madhe.
COVID-19 – Statistika (27 Nëntor 2020)
Testime totale 184.217
Raste pozitive 36.245
Raste të shëruara 17.755
Raste Aktive 17.719
Humbje jete 771
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9061
Fier 1347
Durrës 1339
Korçë 1006
Vlorë 858
Shkodër 855
Elbasan 825
Lezhë 739
Berat 554
Gjirokastër 545
Kukës 399
Dibër 191
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut