Panairi i librit për fëmijë në Korçë| Qëllimi: Mbajtja larg teknologjisë

26 Prill 2023 | 16:53

Panairi i librit për fëmijë po mbahet në qytetin e Korçës prej disa ditësh, ku fëmijë të gjithë shkollave në juglindje kanë mundësinë të njihen me librat e moshës së tyre.

Përpos këtij fakti, qëllimi në vetvete është përqëndrimi i kësaj grupmoshe tek libri, duke i larguar nga mjetet teknologjike.

Vetë fëmijët tregojnë se varësia nga telefoni është tejet e madhe, më e fortë se dëshira për të lexuar libra.

“Me të dyja njësoj pavarësisht se telefoni sot është bërë miku më i mirë i të gjithë fëmijëve por edhe libri ngelet mik. Sot kam marrë librin ‘Gjahtarë e Nuselales’, nga autori Hysen Kobellari, shpresoj të jetë i bukur,” – tha një nga fëmijët e pranishëm.

“Nuk lexoj shumë por me pëlqejnë. Të them të drejtën me telefon kaloj me shume kohe por edhe libri është diçka shumë e bukur. Më pëlqeu libri i Skotbeg, Rruga në të cilën rrallë shkohet, me tërhoqi sepse flet për ngritjen shpirtërore,” – tha një tjetër.

“Lexoj por jo shumë. Sepse kemi telefon dhe. Rri gjithë kohën me të. Handin mora. Tregon për një vajzë që e ka mendjen në të lojtur, jo në telefon si kohët e sotme,” – u shpreh një fëmijë.

Për shkrimtarin Eris Rusi të tilla panaire sjellin me afër librin me fëmijët, çka mungon së tepërmi.

“janë nisma që kërkojnë që librit ti japin atë domethënie e vlerë që për moshat e reja është e pazëvendësueshme, dhe në formën e një edukate këta fëmijë do të rriten duke e pasur të dashur e të pranishme librin në jetën e tyre,” – tha ai.

Panairi i Librit për Fëmijë është duke u mbajtur në “Qyteza e fëmijëve” në qytetin e Korçës dhe do të jetë i hapur deri ditën e premte.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026