E maskuar si kloun vrau rivalen dhe u martua me burrin e saj, zbulohet 59-vjeçarja

26 Prill 2023 | 17:23

E ashtuquajtura ‘kloun vrasëse’ e Floridës, që qëlloi për vdekje një grua në derën e shtëpisë së saj në vitin 1990, është deklaruar fajtore pas më shumë se tre dekadave.

Sheila Keen-Warren tashmë 59 vjeçe, i dha Marlene Warren, 40 vjeç, karafila dhe tullumbace përpara se ta qëllonte në fytyrë para djalit të saj më 26 maj 1990, në Wellington.

Pas 33 vitesh, çështja më në fund u mbyll këtë të mërkurë kur Keen-Warren u deklarua fajtor për vrasje të shkallës së dytë si pjesë e një marrëveshjeje pranimi të fajësisë.

Marrëveshja, e arritur pas dyerve të mbyllura gjatë pushimit të drekës së gjyqtarit, do të bëjë që gruaja të lirohet nga burgu brenda një viti.

Në West Palm Beach, gjykatësi i qarkut Scott Suskauer pranoi kërkesën e saj në këmbim të një dënimi me 12 vjet burg, duke marrë parasysh se si ajo kreu tashmë pesë vjet e gjysmë burg në pritje të gjyqit.

“Ajo ishte prej kohësh një e dyshuar kryesore në këtë çështje, duke pasur parasysh se ajo kishte një lidhje me Michael, bashkëshortin e Marlene”, -tha ndihmësi i avokatit shtetëror Reid Scott para gjykatës të martën.

Keen-Warren, megjithatë, e mohoi këtë edhe kur u martua me Michael.

Të afërmit i thanë The Palm Beach Post në 2000 se Marlene kishte dyshuar se burri i saj kishte një lidhje dhe donte një divorc.

Punonjësit e dyqanit të kostumeve identifikuan Keen-Warren si personin që bleu një kostum klouni, lule dhe një tullumbace vetëm disa ditë para vrasjes, shtoi prokurori.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026