OKB: Të paktën 55 emigrantë të mbytur pranë Libisë

26 Prill 2023 | 16:57

Një varkë gome që transportonte dhjetëra emigrantë në Evropë u fundos në brigjet e Libisë dhe së paku 55 persona u mbytën, duke përfshirë gra dhe fëmijë, njoftoi të mërkurën OKB.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) njoftoi se katastrofa ka ndodhur të martën. Varka mbante rreth 60 emigrantë dhe u nis nga qyteti bregdetar Garabouli, në lindje të kryeqytetit libian, Tripoli.

Agjencia bëri me dije se pesë emigrantë i mbijetuan fundosjes së anijes dhe u sollën përsëri në breg nga rojet bregdetare libiane. Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë ndodhi me varkën.

Safa Msehli, zëdhënëse e IOM-it, tha se anija u përmbys menjëherë pasi u largua nga Garabouli. Ajo u shpreh se rojet bregdetare libiane deri më tani ka nxjerrë trupat e nëntë burrave dhe një fëmije.

Në mesin e pesë të mbijetuarve ishin katër burra – tre pakistanezë dhe një egjiptian – dhe një fëmijë sirian, tha Msehli për Associated Press.

Kjo është ngjarja e fundit në serinë e tragjedive në Detin Mesdhe, rrugë kyçe kjo për emigrantët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026

Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump

Një 39-vjeçar nga Rochester, New York, është arrestuar nga autoritetet federale pasi akuzohet se kërcënoi me vrasje Donald Trump Jr., djalin e madh të presidentit...
21:25 | 14/07/2026

Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka paguar autores E. Jean Carroll 5.6 milionë dollarë, pasi një juri e shpalli fajtore në një gjyq civil...
21:25 | 14/07/2026