Ekzekutimi i Fatmatës, avokati: Maqedonia ka polici të egër, ne s’vrasim emigrantë
Temë e emisionit “Goodmorning Albanians” në Euronews ishte këtë të mërkurë, vrasja e një 23-vjeçarje afrikane, nga policia e Maqedonisë së Veriut.
Fatmata, 23 vjeç, u qëllua nga efektivët pasi kishte kaluar kufirin nga Greqia, vendi që i kishte refuzuar azilin.
I ftuar në studio avokati Idajet Beqiri dënoi aktin e rëndë dhe theksoi se policitë në shetet si Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë shumë të ashpra në lidhje me emigrantët e paligjshme.
Ai shtoi se Shqipëria bën diferencën në këtë pikë, ku efektivët tanë nuk qëllojnë kurrë me armë në drejtim të emigrantëve.
“Ka disa vende si Maqedonia, Serbia, Mali i Zi që janë shumë të egër në raport me emigrantët që shkojnë. I përdorin armët vende e pa vend, por nuk ka gjë më të tmerrshme se të përdorësh armët ndaj emigrantëve. Edhe këtu te ne vijnë aq shumë sa s’ka ku të vejë më. Por i kapin, i dënojnë, ata që janë të përfshirë në veprimtari kriminale dënohen, se ligjin të ashpër e kemi dhe ne, e kemi nga 5 deri në 15 ata që ndërmjetësojnë kalimin e paligjshëm të kufirit. S’ka ndodhur ndonjëherë që të vrasim. Nuk vret policia jonë emigrant kurrë. Institucionet në Maqedoni kanë një egërsi dhe e përdorin armën vend e pa vend”, tha avokati.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë