Policia zbardh vrasjen në Shëngjin, Rrumbullaku: Kemi lëshuar 6 urdhër arreste
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi në një konferencë për mediat se kanë zbardhur vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin. 6 urdhër arreste janë lëshuar.
Ndërsa tregoi detaje nga ngjarja, Rrumbullaku shtoi se grupi hetimor i posaçëm që u ngrit menjëherë pas krimit, ka grumbulluar një sërë provash të vlefshme.
Nga marrja e deklarimeve apo këqyrja e pamjeve filmike, është dokumentuar i gjithë intinerari i autorit të vrasjes dhe i personave të tjerë të përfshirë.
“Konkretisht shtetasi E.H., me shtetësi shqiptare dhe britanike, shtetasi R.R.S., shtetas portugez, shtetasi H.J.S., shtetas britanik, shtetasja H.B., shtetase britanike, shtetasi H.N., shtetas britanik, shtetasi S.P.H., shtetas britanik,” – u shpreh Rrumbullaku.
Ai tregoi se po bashkëpunojnë me autoritetet ndërkombëtare për të kapur këta persona që janë larguar nga vendi pas kryerjes së krimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta