I hoqi titullin ‘Nderi i Qarkut’ Veton Surroit, kryebashkiaku Gjici kërkon falje: U përfshimë emocionalisht
Disa orë pas vendimit në Këshillin e Qarkut të Kukësit për t’i hequr titullin ‘Nderi i Qarkut’ Veton Surroit, kreu i Bashkisë Kukës, Safet Gjici ka kërkuar ndjesë ndërsa e ka cilësuar vendimin si “të nxituar”.
Z. Gjici në një reagim në rrjetet sociale tha se, vendimi kishte ardhur pas kërkesës nga 57 familje dëshmorësh ë UÇK-së.
“Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së! Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale”, përfundon reagimi i z. Gjici.
Vendimi në Qarkun e Kukësit për t’i hequr titullin ‘Nderi i Qarkut’ Veton Surroit është marrë pas propozimit të bërë nga një mjek (Misin Braha) dhe një gazetar (Baudin Murati).
Kreu i Qarkut Kukës, Avdullah Domi gjatë një deklarate pas vendimit tha se, vendimi ishte marrë pas disa debateve ndërsa në votim propozimi u miratua me shumicë votash.
Vetë kryebashkiaku Gjici shfaqet mjaft i ashpër në fjalimin e mbajtur në mbledhjen e këshillit të qarkut kundër z. Surroi, i cili sipas tij nuk e meriton titullin ‘Nderi i Qarkut’, pasi ka shkelur mbi motivacionin për të cilin i është dhënë ky titull.
“Jo vetëm që ai ka marrë Qytetar Nderi për të mbrojtur këtu UÇK, Kosovën, kështu thotë. Madje, thuhet se ka dhënë edhe kontribut për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ai po bën fushatë politike, mediatike kundër UÇK. Dhe nuk mund ta pranojmë këtë ‘Nder i Qarkut’, ça ‘Nder i Qarkut’ është ky?
Duhet ta heqim sot. Ai sot flet kundra asaj që ka marrë nderi i qarkut nga ana jonë, ky i bie ndesh vetes dhe ne t’i lëmë ‘Nder i Qarkut? I bie ndesh Kosovës, politikave të Kosovës për interesa të vetat që mund të ketë aty, por ky motivacioin këtu bien ndesh me atë që flet ai përditë sot.
Ne i kemi dhënë titullin ‘Nderi i Qarku’, për çfarë? Çfarë ka bërë ai këtu?”, u shpreh Gjici gjatë mbledhjes së këshillit të qarkut.
Lexoni gjithashtu:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve