Pse Ukraina nuk e njeh Kosovën? Goncharenko: Kemi frikë se kjo do përdoret më pas
Deputeti i Ukrainës, Oleksiy Goncharenko tha për Eruonews Albania se herët apo vonë Ukraina do e njoh pavarësinë e Kosovës. Ai tha se arsyeja se përse nuk e kanë pranuar pavarësinë e saj, është se Ukraina i frikësohet shembullit të Kosovës, pasi mund të përdoret kundër saj.
Sipas Goncharenko pavarësia e Kosovës vë në lojë parimin e sovranitetit dhe integritetit territorial ndaj autoritetet janë të shqetësuar.
“Nuk varet nga unë, kjo varet nga presidenti i Ukrainës, por besoj se ky moment do të vij. Unë po bëj maksimumin tim për këtë. Mendoj se herët apo vonë, Ukraina do e njoh Kosovën si shtet të pavarur edhe pse kjo nuk ka ndodhur.
Ukraina nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, sepse druhet se shembulli i saj mund të përdoret kundër Ukrainës, sepse është në lojë parimi i sovranitetit dhe integritetit territorial, i cili mund të vihet në diskutim për shkak të shembullit të Kosovës edhe pse personalisht mendoj se kjo është e gabuar.
Gjithsesi disa autoritete janë të shqetësuar nga ky skenar, por qytetarët ukrainas jo. Çështja e njohjes së Kosovës është një çështje e madhe në Ukrainë, njerëzit e analizojnë atë”,-tha Oleksiy Goncharenko.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në