Kreshnik Spahiu: S’e sheh njeri Belindin as si kryetar bashkie, as si kryeministër
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se Belind Këlliçin nuk e sheh askush as si kryebashkiak, as si kryeministër.
Sipas tij nuk ka asnjë demokrat që ta shohë Belind Këlliçin në atë pozicion, e lëre pastaj një qytetar.
“Erioni ka ndërtuar një fushatë krejt tjetër të cilën po mundohet Edi Rama t’ja marri sepse nuk mund të lejojnë protagonizëm këta, as të Erionit, as të kujt tjetër, ndërsa për Belindin i duhet të rikuperojnë sepse në 25 vitet e fundit, për ata që se dinë, kush është kryetari i Bashkisë Tiranë, është kandidat për kryeministër. Edi Rama nga Bashkia Tiranë u bë kryeministër, Lulzim Basha nga Bashkia Tiranë u bë kandidat për kryeministër, Erion Veliaj nga Bashkia Tiranë është potencial për të trashëguar atë parti dhe për të garuar për më gjatë.
Çështja është a ka ndonjë demokrat sot ta shohë Belindin si kryeministër të ardhshëm?! Unë nuk kam gjetur akoma një demokrat, jo më qytetar të Tiranës që ta shohin Belindin si kryeministrin e ardhshëm të vendit,” – u shpreh Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia