Super gjobë gjigantit të duhanit, ‘British-American Tobacco’ shkeli sanksionet

27 Prill 2023 | 07:28

Kompania “British American Tobacco” do të paguajë 635 milionë dollarë plus interesat autoriteteve amerikane pasi pranoi se i kishte shitur cigare Koresë së Veriut, duke shkelur sanksionet.

Autoritetet amerikane deklaruan se gjoba lidhet me aktivitetin e grupit britaniko-amerikan në vendin aziatik mes viteve 2007-2017.

Drejtuesi i “British American Tobacco”, Jack Bowles deklaroi se ndihej i keqardhur për veprimet e kompanisë.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Koresë së Veriut për shkak të aktiviteteve të saj bërthamore.

Marrëveshja për pagesën u arrit mes gjigantit të duhanit dhe Departamentit amerikan të Drejtësisë dhe atij të Thesarit.

“British American Tobacco”, e njohur shkurt si “BAT”, është një nga kompanitë shumëkombëshe më të mëdha në botë dhe një nga 10 kompanitë më të mëdha të Britanisë.

Ajo zotëron marka të tjera të njohura si “Lucky Strike” dhe “Dunhill”.

Departamenti amerikan i Drejtësisë deklaroi se “BAT” kishte komplotuar gjithashtu për të mashtruar institucionet financiare.

Lideri koreano-verior Kim Jong Un njihet për konsumin e duhanit. Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara u përpoqën të ndalonin eksportet e duhanit në vendin e izoluar aziatik, por nisma u pengua nga Rusia dhe Kina, që vendosë veton.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026