Vota e emigrantëve, zbardhet vendimi për regjistrimin e adresave
Qeveria Shqiptare ka miratuar një vendim i cili parashikon mënyrën e regjistrimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Vendimi synon që nëpërmjet regjistrimit në portalin e-albania, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të përfitojnë shërbimet e gjendjes civile si edhe të drejtën e votës.
Konkretisht deklaruesi plotëson formularin e deklarimit me të dhënat e adresës së saktë në shtetin ku jeton. Në rast se kryefamiljari ka edhe persona të tjerë në certifikatën familjare, bën edhe regjistrimin e tyre.
Të dhënat që do të hidhen në portal duhet të shoqërohen edhe me dokumente zyrtare që provojnë gjeneralitetet e shtetasit dhe adresën e plotësuar në formular, të njohur nga autoritetet e vendit ku jeton.
Këto të dhëna më pas, do të verifikohen nga punonjësit e zyrës së gjendjes civile.
Vendimi parashikon gjithashtu se në rast ndryshimi të adresës, shtetasi deklaron adresën e re brenda 60 ditëve nga data e lidhjes së kontratës së qirasë apo e shitblerjes së objektit të banimit, si dhe çdo dokument tjetër që provon ndryshimin e adresës.
Ky vendim i qeverisë vjen në një kohë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke u përgatitur edhe materialet për të shqyrtuar mundësinë e implementimit të votës së diasporës.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut