IKMT-ja shemb me 40 kg eksploziv pallatin e dëmtuar në Durrës

27 Nëntor 2020 | 20:25

Një pallat nëntë katësh në qytetin e Durrësit u shemb me shpërthim të kontrolluar mesditën e sotme nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Pallati kishte pësuar dëmtime të mëdha në strukturë nga tërmeti i 26 nëntorit, duke u shpallur i pabanueshëm.

 Për shembjen e tij, specialistët e IKMT-së vendosën 40 kg lëndë plasëse të vendosur në 1100 furnela.

Gjatë shembjes u vendos një perimetër sigurie dhe shpërthimi u realizua me sukses.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026