Gjermania rrit numrin e punëtorëve nga Ballkani, mirëpret 50.000 njerëz në vit

27 Prill 2023 | 11:46

Sot Ministria e Punës e Gjermanisë duhet të bëjë një dispozitë sipas së cilës 50 mijë persona në vit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor do të mund të punësohen dhe të vendosen në Gjermani.

Berlini ka lejuar më parë 25.000 njerëz nga Ballkani Perëndimor të emigrojnë në Gjermani në vit, kështu që kjo shifër do të dyfishohet në të ardhmen.

Ministria gjermane e Punës do të zgjasë sot të ashtuquajturin rregull në Ballkanin Perëndimor me një vit, raporton Deutsche Welle.

Sot në Bundestag deputetët do të diskutojnë propozimin për një ligj të ri për emigracionin që do të rregullonte më mirë fluksin e fuqisë punëtore. Rregulli për Ballkanin Perëndimor nuk është pjesë e ligjit të ri të emigracionit, por është pjesë e një dispozite që po diskutohet paralelisht në radhët e qeverisë gjermane.

Disa anëtarë të qeverisë janë kundër një rregulloreje të veçantë për Ballkanin Perëndimor që do të zbatohej jashtë ligjit të ri të imigracionit, njëri prej tyre është politikani i Partisë së Gjelbër, përgjegjës për politikën e brendshme, Misbah Khan.

“Qëllimi ynë duhet të jetë ta bëjmë Gjermaninë tërheqëse për emigrantët në atë masë që rregullat si ky në Ballkanin Perëndimor të bëhen të tepërta”, tha Kahn.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026