24 vjet në pritje të djalit, historia e Bajram Qerkinit që jeton ende me shpresë
Është 85 vjeç, por pleqëria është e fundit gjë që e tremb në këtë botë. Bajram Qerkini, jeton çdo ditë me dhimbje në shpirt, pasi prej më shumë se 20 vitesh nuk ka asnjë informacion për djalin e tij të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
“Djali më ka humbur më 30 gusht në orën 1 të natës doli me shoqërinë. Sot e kësaj dite nuk e dimë se ku është. Si mund ta përjetoj këtë një nënë e një babë që janë gjallë dhe nuk dinë asnjë shenjë për evlatin. Me brenga plot 25 vite”,-tha Bajram Qerkini, babai i djalit të zhdukurit në luftë
Edhe më të rëndë situatën bacës Bajram, po ja bënë fakti që po i përsëritet historia familjare.
Ajo qe e brengos shume është mos veprimi sa duhet i shtetit te Kosovës për zgjidhjen e çështjes se personave te zhdukur me dhune gjatë luftës.
“Qeveria e ka një faj që nuk vendos kushte te ndërkombëtarët që pa gjetur fatin e të zhdukurve nuk shkojmë përpara. Këtë nuk e bëjnë” -tha Bajram Qerkini, babai i djalit të zhdukurit në luftë
Besim e pritje, Qerkini nuk ka as nga marrëveshja qe pritet te nënshkruhet, por as nga ndërkombëtarët.
“Ndërkombëtarët mund të bëjnë diçka, sa i përket Beogradit dhe Prishtinës, asgjë nuk pres ” -tha Bajram Qerkini, babai i djalit të zhdukurit në luftë
Sipas tij, ndërkombëtaret e kane ne dore zgjidhjen e kësaj çështje të ndjeshme nëse duan, pasi beson se ata zotërojnë fakte.
Në ditën e personave të zhdukur më dhune gjate luftës, ai thotë se askush nuk mund ta kuptojë përjetimin e familjarëve, sidomos ato nëna që nuk dinë gjë për fatin e fëmijëve të tyre.
“Qysh e përjetojnë ato nëna vetëm ato e dinë, si e përjetoj unë vetëm zemra ime e di, se zemrën askush nuk e lexon”,-tha Bajram Qerkini, babai i djalit të zhdukurit në luftë
Bajram Qerkini që drejton edhe shoqatën e familjeve të personave të zhdukur thotë se këtë problem nuk mundet e as nuk do t’a zgjidhë politika, por vetë popujt përmes pajtimit e humanitetit e seriozitetit.
Pavarësisht që Qerkini nuk ka besim të madh te politikanët, ata të enjten e përkujtuan këtë dite me homazhe tek vendi kushtuar personave të pagjetur.
LEXONI GJTHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet