Grafitet ofenduese në Durrës nxisin gjuhën e urrejtjes tek turistët

27 Prill 2023 | 16:56

Vitet e fundit në Durrës gjen kudo grafite me gjuhë urrejtjeje.

Shumë nga etiketimet apo fyerjet janë në adresë të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Në prag të sezonit veror, prania e këtyre grafiteve sidomos në mbikalimin e Urës së Dajlanit nuk është “mikpritja” më e mirë e mundshme që Durrësi do t`u rezervojë turistëve të tij besnikë, shqiptarëve të Kosovës.

Ndërsa institucionet vendore ende nuk kanë ndërhyrë, ky fenomen ka shqetësuar aktivistin dhe piktorin e muraleve Bledar Çakalli.

Duke e konsideruar një detyrë morale kombëtare, ai ka nisur punën për të mbuluar grafitet e shkruara në një gjuhë që nxit përçarjen kombëtare dhe krahinore.

“Kjo nismë ka nisur para dy ditësh dhe e kam parë si detyrë, që nuk mund të lejojmë përçarje,” – tha Çakalli.

“Janë të gjithë në dijeni, por deri tani nuk ka pasur ndërhyrje,” – shtoi ai.

Ndërsa e pret shumë punë vullnetare përpara, ai kërkon ndihmë edhe nga bashkëkombësit e tij.

“Nuk është e pamundur, por ka shumë punë. Me ndihmën e të tjerëve, sidomos tek pjesa financiare po. Shpenzimet e mia personale kanë shkuar diku tek 400 mijë lekë. Do mjaftonte diçka shumë simbolike, spraj, bojëra. Unë këtu do jem, mund të vijë çdokush t’i sjellë, të më ndihmojë. Janë të mirëpritur të gjithë, kush do të kontribuojë. Ne si shqiptarë, si popull, si komb, nuk duhet të presim që të na kapë përdore politika dhe të kërkojmë të drejtat tona, ne mund ta bëjmë dhe vetë këtë,” – u shpreh Çakalli.

Deri më tani asnjë individ nuk rezulton i proceduar penalisht nga policia e Durrësit për dëmtimin e këtyre hapësirave publike.

Vendosja e kamerave të sigurisë në akset dhe zonat kryesore të qytetit do të lehtësonte punën e organeve të rendit për identifikimin dhe ndjekjen penale të këtyre personave, që në mënyrë të vazhdueshme mbjellin gjuhë urrejtjeje në zona të ndryshme të qytetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026