Schmidt ndryshon Kushtetutën për të mundësuar formimin e qeverisë në Bosnje
Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, bëri ndryshime të përkohshme në Kushtetutën e entitetit të Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, që pritet ta lehtësojnë formimin e Qeverisë së Federatës si dhe ligjeve penale për parandalimin e mashtrimeve zgjedhore.
Këto ndryshime u bënë për të ndihmuar formimin e një qeverie rajonale pas një bllokimi të gjatë. Kjo i jep parlamentit të Bosnje dhe Hercegovinës një vit kohë për ta hartuar versionin e vet të amendamenteve kushtetuese, shkruan REL.
Federata Boshnjako-Kroate, një rajon autonom, nuk ka arritur ta formojë qeverinë që nga zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar, sepse partia më e madhe boshnjake, SDA, ka bllokuar çdo propozim që nuk përfshinte ministrat e saj.
Ish-politikani gjerman, Christian Schmidt, i cili ka kompetenca të mëdha si Përfaqësues i Lartë ndërkombëtar në Bosnjën e pasluftës, bëri ndryshime në kushtetutë në mënyrë që vetëm dy nga tre anëtarët e presidencës së Federatës duhet ta mbështesin një qeveri të propozuar për ta dërguar atë në parlament, duke anashkaluar kështu anëtarin e presidencës nga SDA-ja.
“Ne duhet të themi se ajo që ne kemi parë është një ngërç politik, jo një luftë mes popujve përbërës”, tha Schmidt gjatë një konferencë për media.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)