PD kremton Çlirimin, Lulzim Basha në Varrezat e Dëshmorëve

28 Nëntor 2020 | 12:23

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zgjodhi të nderonte në “Varrezat e Dëshmorëve të Kombit” në Tiranë me rastin e Pavarësisë, por edhe të “Çlirimit të Vendit”.

Ai e përcolli nderimin e tij përmes një videoje të shpërndarë për mediat nga zyra për shtyp e PD-së.

“P​ërkulemi me respekt para veprës dhe sakrificës të gjithë bijve dhe bijave të kombit tonë që sakrifikuan gjithçka në altarin e lirisë dhe të pavarësisë kombëtare. Sot është një ditë feste dhe gëzimi, por ajo na gjen ndryshe nga çdo vit tjetër. Shqiptarët po përballen me sfidën e  pandemisë që ka marrë qindra bashkëqytetarë duke lënduar shumë familje,” – u shpreh Basha.

“Kjo ditë dhe kjo festë është një kujtesë e fuqisë dhe forcës së kombit tonë. Jam i bindur në fuqinë dhe forcën e qytetarëve shqiptarë për të qenë së bashku dhe për të tejkaluar së bashku pasojat e kësaj pandemie dhe për të dalë më të fortë, më të bashkuar e më të vendosur,” – shtoi më tej kryetari i PD-së.

Demokratët mbështesin idenë se dita e çlirimit nga pushtimi nazi-fashist i Luftës së Dytë Botërore është 28 nëntori i 1944 dhe jo më 29 sikurse ka mbështetur historiografia shqiptare e së paku 70 viteve të fundit.

 

Lexoni gjithashtu:

Politika e ndarë për Pavarësinë, Kryemadhi në qytetin e Vlorësp as krerëve të shtetit

108-vjetori i Pavarësisë, Meta, Rama e Ruçi në Vlorë, urime edhe nga SHBA dhe BE

Foto Galeri | Festimet e përvitshme të Ditës së Flamurit në Tiranë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026