Daçiç-Gërvallës: Na ke ndihmuar t’i akuzojmë krerët e UÇK për krime lufte

28 Prill 2023 | 10:20

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç i ka përmendur ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla një deklaratë të disa viteve më parë, kur ajo kishte deklaruar se do të depononte dëshmi kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale.

“Në vitin 2017 keni thënë se do të dërgoni material kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilët I keni pasur rivalë politikë. Dhjetë vjet më parë unë kam nënshkruar marrëveshje me Thaçin, ku është ai sot? Pse nuk jemi unë ose Vuçiç të akuzuar për përgjegjës për diçka? Sepse nuk kemi marrë pjesë në diçka, ndërsa ju po”, tha Daçiç.

Madje, Daçiç ka shprehur falënderim në këtë pikë drejt kryediplomates kosovare.

“Faleminderit që na ke ndihmuar për t’i akuzuar Thaçin dhe Veselin për krime lufte”, ka vazhduar ai.

Duke replikuar me Daçiçin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Gërvalla i ka thënë atij se nga fjalimi mund të shihet se Serbia është po ajo e vjetra.

“Ju sapo treguat se pse njerëzit ju kanë thirrur ‘Slloba i vogël’, pra për shkak të shefit dhe heroit tuaj. E vërteta dhemb. Me ju Serbia nuk është në rrugën evropiane”, u pwrgjigj Gwrvalla.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i ka sugjeruar Ivica Daçiçit që të mos lexojë vetëm tituj, pasi ai ia ka përmendur deklaratën se do të deponojë dëshmi kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në Hagë.

“Gjykata Speciale është themeluar nga Parlamenti i Kosovës. Është vendim për t’i hetuar krimet e dyshuara. Ata që mbrojtën shtëpitë dhe qytetarët nuk janë terroristë. Është e vërtetë se Thaçi është në Hagë, ku ai dhe të akuzuarit e tjerë do ta dëshmojnë se UÇK dhe ata janë të pafajshëm”

Përfaqësuesi i Rusisë, Vasily Nebenzya, e kritikoi ministren Gërvalla për deklaratat e saj lidhur me luftën në Ukrainë, duke thënë se kjo “nuk është çështje e Prishtinës”, ndërsa tha se ka një tentim të vazhdueshëm për largimin e serbëve nga Kosova.

“Qëndrimi i Rusisë për Kosovën mbetet i pandryshuar. Zgjidhja duhet të jetë në interesin e Beogradit dhe popullit serb dhe duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit”, tha ai.

Gjatë fjalimit të tij, ai përmendi edhe gjykimin e ish-liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ai tha se shpreson “që këta kriminelë të ndëshkohen siç e meritojnë dhe që Gjykata e Hagës nuk do t’i përsërisë gabimet katastrofike të Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026