Debate në Këshillin e Sigurimit, Kosova dhe Serbia përplasen në OKB

28 Prill 2023 | 09:27

Gjatë prezantimit të raportit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shefja e UNMIK-ut, tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbi jo vetëm që i kishin larguar dy palët nga tentimet për normalizim të marrëdhëniet përmes dialogut, por edhe i kishin vënë “afër skajit për konfrontim fizik”.

Duke folur për zgjedhjet në veri, Ziade theksoi se ato ishin paqësore, por “në të njëjtën kohë, pyetja e përfaqësimit duhet të adresohet si pjesë e procesit politik më të gjerë”.

Sipas Ziades, një hap përpara në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë miratimi i deklaratës për personat e pagjetur.

Ambasadori i Shtetet e Bashkuara të Amerikës në KS të OKB-së në fillim të fjalimit të tij vuri në dukje përkushtimin e SHBA-së  për stabilitet në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht, sikundër theksoi si, në këto kohë të tensioneve të shtuara në Evropë.Ai inkurajoi palët në dialog që të ecin tutje në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mënyrë që t’i shmangin krizave, që mund të pengojnë progresin, teksa shfaqi shpresën që në takimin e radhës, që do të mbahet më 2 maj, në Bruksel, të shihet më shumë frymë e re, ndërkohë që kujtoi formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila duhet të jetë në harmoni me ligjet e Kushtetutës së Kosovës.

Ambasadori i Shqipërisë në OKB  vuri theksin në pikën katër ku Serbia zotohet se nuk do ta pengojë Kosovën në anëtarësimin e  saj në organizatat ndërkombëtare, ndonëse, siç u shpreh ai, ishte i befasuar nga deklaratat e Daçiqit në KS të OKB-së për këtë çështje, edhe pse, vetë Daçiqi, i bënte thirrje Kosovës që t’i përmbahet marrëveshjeve të arritura.

Ambasadori I Britanise se madhe ka theksuar se gjatë viteve të fundit demokracia e Kosovë ka treguar pjekurinë e saj. Aktivitetet e saj janë ranguar në nivele më të larta n luftimin e korrupsionit e sundimin ligjit ndersa tha se  se është për një rishikim të ligjeve në UNMIK se si UNMIK mundet t’i përshtatet kushteve aktuale në Kosovë

Ai më tej ka thënë se mungesa e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë ka ndikuar në stabilitetin në rajon, derisa theksoi mbështetjen për marrëveshjen e arritur në Bruksel e Ohër në ndërmjetësimin e BE-së.

Ai ndër të tjera vuri në dukje se Kosova e Serbia janë zotuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe të dyja palët duhet të angazhohen që ky asociacion të themelohet sa më shpejtë.Ndërkaq përfaqësuesja e Francës në OKB tha se raporti i sotëm po bëhet në kohën kur po arrihen rezultate të mira në raportet mes Kosovës e Serbisë, ndonëse ajo shprehu vërejtjen në tonalitetet e shfaqura nga të dy ministrat e Jashtëm të vendeve përkatëse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026

Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit nuk ishin të nevojshme dhe se rezultati i tyre e dëshmon këtë, duke...
09:38 | 24/06/2026

Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Dega e LDK-së në Pejë njoftoi se pas mbledhjes së Kryesisë dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, “me shumicë votash, anëtarët e Kryesisë...
20:44 | 23/06/2026