“Kosova s’i meriton vizat”, Daçiç: Nuk përmbushën marrëveshjen
Serbia nuk e sheh si zhvillim pozitiv liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç e cilëson vendimin e Parlamentit Europian si një vlerësim të pamerituar për qeverinë në Prishtinë.
Sipas tij, para se të merret vendimi për liberalizimin e vizave, komuniteti ndërkombëtar duhet të shohë nëse Kosova ka respektuar marrëveshjet që janë nënshkruar në Bruksel mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Ajo që po ndodh sot është sikur po përjetojmë një amnezi koleketive. Parlamenti Europian miratoi liberalizimin e vizave, pavarësisht faktit se Kosova nuk ka përmbushur asnjë detyrim në Bruksel, për marrëveshjet e firmosura”, tha Daçiç.
Kreu i diplomacisë serbe, tha për mediat në Beograd, se në parim nuk është kundër liberalizimit të vizave, por çdo shpërblim për Kosovën duhet bërë në merita. Sipas tij, qeveria e Albin Kurtit nuk e meritonte këtë vendim pozitiv nga Brukseli.
Daçiç ka shpjeguar dhe mënyrën sesi do të funksionojë asociacioni i komunave serbe në Kosovës. Ai tha se kemi të bëjmë me një vetëorganizim autentik, që do të japë më shumë të drejta për ata. Sipas Daçiç, deri më sot ka pasur vetëm institucione serbe në veri të Kosovës, por pa mundësi vetorganizimi dhe pa vendimmarrje të pavarur.
LEXONI GJITHASHTU:
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng