Kishte fshehur dy pllaka me çokollatë kanabisi poshtë makinës, arrestohet 20-vjeçari

28 Prill 2023 | 14:27

Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka arrestuar një 20-vjeçar i cili tentoi të trafikonte drejt Shqipërisë, 2 pako me lëndë narkotike kanabis në formë çokollate.

Shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën pakot me lëndë narkotike, me peshë totale rreth 450 g, në automjetin që drejtonte ky shtetas.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që materialet në ngarkim të 20-vjeçarit i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në vijën e dytë, në hyrje të RSh-së, në automjetin tip “Seat”, që drejtohej nga shtetasi E. B., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 pako me lëndë narkotike kanabis në formë çokollate, me peshë totale rreth 450 g.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 20 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026