KQZ ndalon postimet e ministrave, institucionet publike të mos i shpërndajnë
Institucionet shtetërore nuk do të lejohen që të ripublikojnë në adresat zyrtare në rrjetet sociale postime të ministrave që lidhen me fushatën elektorale. Ky vendim i KQZ erdhi pas denoncimit të komitetit shqiptar të Helsinkit të takimeve elektorale të ministres së arsimit Evis Kushi që shpërndaheshin nga faqet e shkollave në Facebook.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kërkoi ndalimin e ripostimit nga faqet zyrtare të të gjitha institucioneve publike të aktiviteteve që pasqyrohen në profilet personale të ministrave dhe drejtuesve të tjerë të institucioneve publike gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Kreu i KQZ-së e konsideroi ripostimin në faqet zyrtare të institucioneve publike një shkelje administrative të Kodit Zgjedhor ndaj dhe urdhëroi ndalimin e tyre.
Vendimi i kryekomisionerit erdhi pas një denoncimi të komitetit shqiptar të Helsinkit, që lidhej me një e-mail të zyrës vendore të arsimit parauniversitar Korçë-Pustec drejtuar drejtorëve të shkollave, ku kërkohej plotësimi i një tabele exel me të dhëna për faqet në rrjetet sociale.
Në këtë e-mail, Komiteti Shqiptar i Helsinkit tha se kërkohet ripostimi nga shkollat i profilit të ministres së arsimit, Evis Kushi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet