“Gajdo” dhe “Tri Dimra”, shfaqje kushtuar racizmit dhe gruas
Artdashësit në Tiranë do të kenë mundësi të ndjekin këtë fundjave disa shfaqje në Teatrin Eksperimental dhe Teatrin Metropol. Aktivitetet artistike nuk mungojnë dhe për fëmijët.
Ditët e bukura me diell në fundjavë do të shoqërohen me aktivitetet e kulturës, luajtur me mjeshtëri nga aktorët Shqiptarë dhe skenës së teatrove në Kosovë.
“Gadjo” e thënë ndryshe Gaxho, është një dramë, bashkëpunim me teatrin Teatri Kombëtar Eksperimental dhe Qendrës Multimedia në Prishtinë. Që prej datës 28 Prill vepra e Jeton Neziraj me regji të Blerta Nezirajt, është një dramë kundër racizmit. Nën interpretimin e aktorëve Edona Reshitaj, Juli Emiri, Verona Koxha, Rafael Hoxhaj, Blend Sadiku, drama Gaxho vjen nga termat e komunitetit Rom. I dedikohet të rinjve që e gjejnë forcën për të mos pranuar dhunën dhe bullizmin në kohët moderne.
Në teatrin “Metropol” nga sot në orën 19.00 deri në 30 prill do të luhet një tjerër shfaqje. E titulluar “Tri dimra” me autore Tena Stiviçiç dhe regji të Rozi Kostani, kjo vepër vë në qendër figurën e gruas dhe zërin e saj. Tre netë të gjata dimri, në periudha historike, ku tregojnë periudhë e tranzicionit, me ngjarje vendimtare që ndryshojnë rrjedhën logjike të këtyre personazheve, katër breza grashë me ngjarje personale, sekrete që mbeten për t’u zbuluar. Nën pjesëmarrjen e aktorëve: Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Marjeta Ljarja, Viktor Zhusti, Sokol Angjeli, Elia Zaharia si dhe nën interpretimin e trupës së Ansamblit Tirana.
E ndërsa për publikun e vogël, në sallën “Tonin Harapi” në liceun artistik “Jordan Misja”, vjen përralla e dashur për fëmijët “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat”, këtë herë më një koncept të ri. Humori dhe magjia skenike e kësaj shfaqjeje nuk do të mungojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta