Fundjava e kulturës në Tiranë. Ja shfaqjet që mund të ndjekin artdashësit

14 Prill 2023 | 16:57

Kjo fundjavë është e mbushur plot me aktivitete kulturore, për të gjitha moshat.

Artdashësit, do të kenë mundësinë të ndjekin, duke filluar që nga sot në orën 20.00 në Teatrin Eksperimental shfaqen “Gruaja e Thyer” e Simone de Beauvoir, me regji të Endri Çelës dhe interpretim të Adriana Tolkës.

Orfeu zbret në ferr”, shfaqja që ka tërhequr vëmendjen e publikut, do të vijojë të tërheqë edhe më shumë publik, në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar, për tre ditë me radhë.

Sopranoja e njohur Ermonela Jaho, do të jetë pjesëmarrëse në Teatrin e Operas në masterclass-in ndërkombëtar, akademia teatrale, nga data e sotme e deri më 18 prill.

 Për publikun e vogël, në orën 11:00 në Teatrin e Operas, luhet vepra “La Traviata” e Giuseppe Verdit përshtatur për fëmijë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026