4 filma shqiptarë në Spanjë. Krijimtaria e Xhanfise Keko në Muzeun “Renia Sofia”

14 Prill 2023 | 16:40

Katër filma të regjisores shqiptare Xhanfise Keko janë përzgjedhur për tu shfaqur në Muzeun e Madritit për publikun spanjoll.

Jo vetëm i rezistuan propagandës komuniste, por vijojnë të mbeten edhe sot ndër filmat artistik më të mirë për fëmijë. Krijimtaria e regjisores së njohur Xhanfize Keko po bën jehonë përtej kufijve shqiptarë.

Në Museun Reina Sofia në Madrid organizohet këtë pranverë retrospektiva dedikuar krijimeve të saj. Janë katër filma: “Tomka dhe shokët e tij”, “Beni ecën vetë”, “Mimoza llastica” dhe “Taulanti kërkon një motër”, që do të shfaqen nga data 12 deri 29 prill 2023.

Kuruar nga Chema Gonzales, programues dhe kurator i Muzeut “Reina Sofia”, filmat e regjisores së mirënjohur shqiptare do të prezantohen për publikun spanjoll nga kritiku e regjisori britanik Mark Cousins, regjisori shqiptaro – amerikan Thomas Logoreci, producenti Genc Përmeti dhe regjisori Ilir Keko, djali i regjisores Xhanfise Keko.  

Ndalesat e radhës do të jetë në një tjetër qytet spanjoll, Santiago de Compostela.

Këto nuk janë tributet e vetme, apo eventet ndërkombëtare kushtuar regjisores Keko. Amerika, Kanadaja, Brazili, Britania e Madhe, Franca, Italia, e Gjermania, janë vetëm disa nga vendet të cilat kanë mirëpritur krijimet e regjisores Keko.  Xhanfize Keko ka drejtuar mbi 25 filma kryesisht për fëmijë midis viteve 1952 dhe 1984.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026