Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshjen për kërkimin shkencor

14 Prill 2023 | 16:16

Shqipëria dhe Kosova nënshkruan sot në Prishtinë programin e bashkëfinancimit për projekte të përbashkëta të kërkimit shkencor. Programi i bashkëfinancimit u nënshkrua nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci.

Në fjalën e saj Ministrja Kushi nënvizoi se vitet e fundit bashkëpunimet mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e Arsimit janë intensifikuar shumë, në raport me vitet e kaluara.

“Kemi vendosur që të financojmë deri në 16 projekte të përbashkëta të studiuesve tanë, të universiteteve tona dhe buxheti për secilin prej këtyre projekteve shkon në një vlerë maksimale prej 20 mijë euro.

Sigurisht ne i kemi përcaktuar qartë edhe fushat prioritare që janë Bujqësia, Siguria Ushqimore, Mjedisi, Ndryshimet Klimaterike, Studimet Albanologjike dhe Trashëgimia Kulturore, e shumë fusha të tjera,” – theksoi znj. Kushi.

Ministrja shprehu besimin se këto projekte do të ndihmojnë për t’i dhënë një zë të fuqishëm kërkuesve dhe studiuesve shqiptare në përgjigje të problematikave që shqetësojnë shoqërinë, si dhe do të jetë një mundësi shumë e mirë për të intensifikuar bashkëpunimin mes kërkuesve, shkencëtarëve shqiptarë, universiteteve apo edhe qendrave kërkimore shkencore. Sipas Ministres Kushi, bashkëpunimi i kërkuesve dhe universiteteve të dy vendeve është prioriteti absolut.

“Së shpejti do të kemi edhe seminarin e Gjuhës Shqipe në Diasporë i cili do të zhvillohet në Vlorë këtë herë, ku do të mirëpresim së bashku me ministren Arbërien, miken e dashur, shumë mësues nga të gjitha vendet ku mësohet gjuha shqipe në diasporë”, tha Kushi.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026