“Dy situata të vështira me Greqinë”, Rama: “Martesa” me BE-në është në rrugë e sipër

28 Prill 2023 | 21:51

Kryeministri i vendit, Edi Rama mbrëmjen e sotme ndodhet në Greqi. Në Forumin Ekonomik “DELPHI 2023, World Affairs” Rama tha se Greqia është një partnere e rëndësishme e Shqipërisë.

Kreu i qeverisë theksoi se Greqia ka qenë një mbështetëse e fortë e Shqipërisë për sa i përket integrimit të vendit në BE.

Sa i takon marrëdhënieve dypalësh, Rama tha se pret krijimin e një dhome tregtare të përbashkët mes dy vendeve

“Gjatë ushtrimit të detyrës sime ne kemi pasur dy situata të vështira. Njëra në marrëdhëniet tona dy palëshe është shkaktuar si rezultat i mosmarrëveshjeve për kufijtë detarë, e cila ka përfunduar në Hagë. E dyta ka të bëjë me situatën e vështirë që ka kaluar Greqia për shkak të krizës financiare dhe e ka mbyllur Greqinë në raport me rajonin. Që prej disa vitesh, Greqia është kthyer përsëri në rajon dhe kjo ka qenë diçka pozitive për të gjithë ne. Ne mund të punojmë shumë mirë, për shkak se Greqia është një partner strategjik. Vlera tregtare mes vendeve mund të rritet shumë dhe dhoma e tregtisë mund të ketë një ndikim shumë të madh. Mund të zgjerohen të gjitha fushat e tregtisë, gjithashtu nuk është shumë frymëzuese që të shikosh volumin e investimeve greke ndër vite. Greqia ka qenë një nga investitorët e parë që ka investuar në Shqipëri pas rënies së komunizmit”-tha ai.

Kryeministri foli edhe për rëndësinë e anëtarësimit të vendit në BE. Ai tha se forcimi i marrëdhënieve me

“Tani që Greqia është kthyer në rajon duhet të kapim ritmin dhe të përpiqemi të rikuperojmë sa është e mundur. Martesa është në rrugë e sipër dhe nuk e di si do shkojë. Ne jemi shumë të dhënë pas kësaj historie dhe nuk do heqim dorë asnjëherë. Nëse BE-ja heq dorë është çështje tjetër”- përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026