Cakrani sulmon Beqirin: Ka konflikt interesi, do të përfitojë nga Haklajt

29 Prill 2023 | 21:44

Avokati Kujtim Cakrani ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku foli në lidhje me kallëzimin e bërë nga familja Haklaj me pretendimin e përfshirjes së ish-kryeministrit Berisha në vrasjen e të afërmve të tyre.

Avokati Cakrani, sulmoi avokatin e familjes Haklaj, Idajet Beqirin, për të cilin tha se është në konflikt interesi pasi kërkon të përfitojë nga kjo çështje duke u hakmarrë politikisht ndaj ish-kryeministrit Berisha.

“Zoti Beqiri është një person që ka konflikt interesi me Berishën dhe do të përfitojë nga kjo çështje e Hakljave për tu hakmarë politikisht ndaj personave të cilët ai kallëzon. Ndaj duhet të emit ë kujdesshëm kur ngremë një kallëzim penal pasi nuk mund të përdoren për t’u hakmarrë politikisht ndaj dikujt.

Nuk mund të merremi ne me çmenduritë që bën zoti Beqiri se është berishofob. Kallëzimi penal është e drejtë e çdokujt që mendon se ka fakte. Kallëzimi penal nuk është akuzë nga prokuroria. Nuk është hata e madhe se u ngrit një kallëzim penal. Kur të ketë një akuzë konkrete kur është regjistruar procedimi penal dhe është ngritur akuza, atëherë mund të diskutojmë ligjërisht”, tha Beqiri.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026