Treni elektrik, “lokomotiva” e gjyqeve të humbura
Humbjet në Gjykatat e Arbitrazhit e kanë zanafillën në vitin 2003 ku qeveria e drejtuar nga kryeministri Fatos Nano, i dha kompanisë amerikane “General Electric”, kontratën për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, të njohur si treni elektrik.
Por, pas rotacionit politik në vitin 2005, qeveria e udhëhequr nga ish-kryeministri, Sali Berisha prishi në mënyrë të njëanshme kontratën. Në vitin 2007, Gjykata e Romës në Itali, ngarkoi me përgjegjësi qeverinë shqiptare për prishje të njëanshme të kontratës, duke e ndëshkuar me 20 milionë dollarë.
Paratë nuk u arkëtuan asokohe nga thesari, por kompania amerikane, ngjashëm si Becchetti sot, sekuestroi të ardhurat e Shqipërisë nga Eurokontrolli, rrjeti evropian i monitorimit të trafikut ajror.
“Kjo lloj performance dhe kjo lloj mënyrë sjelljeje e shtetit, qoftë përmes zgjidhjes së kontratave, pa marrë një mendim të specializuar, kam bindjen që ka qenë burim konflikti dhe është shfrytëzuar nga operatorët e huaj për ta kthyer rezultatin e gjykimeve në favorin e tyre”- thotë Fatos Lazimi, ish-anëtari i Gjykatës së Arbitrazhit, ICC Paris
“Ka një specifikë për Arbitrazhet ndërkombëtare, sepse janë në bazë konvente dhe në bazë të marrëveshjeve biletarale, ajo ekzekutohet edhe në shtete të tjera përvec Shqipërisë. Ka shumë investitorë që nuk duan të vijnë në gjykatën shqiptare, sepse e konsiderojnë se është nën trysninë e qeverisë, dhe në të tilla kushte ata preferojnë ta njohin në BE ku mund të gjenden asete të Repupblikës së Shqipërisë dhe llogari bankare etj”- thekson Ledina Mandia, ish-avokate e Përgjithshme e Shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq