Papa Françesku në Budapest: Mos ua mbyllni derën të huajve dhe emigrantëve

30 Prill 2023 | 15:14

Sot në Budapest, Papa Françesku udhëhoqi një meshë të madhe në natyrë, gjatë së cilës u bëri thirrje hungarezëve që të mos mbyllin dyert për emigrantët dhe ata që janë “të huaj ose të ndryshëm nga ne”.

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në dhe rreth sheshit prapa ndërtesës së parlamentit në Budapest, një simbol i kryeqytetit hungarez, për të parë Papën në ditën e fundit të vizitës së tij në vend, raportoi Reuters.

Papa vazhdoi temën që nisi ditën e parë të vizitës, të premten, kur paralajmëroi rrezikun e zgjimit të nacionalizmit në Evropë, por gjithçka e vendosi në kontekstin ungjillor, duke thënë se dyert e mbyllura janë të dhimbshme dhe në kundërshtim me mësimin e Jezusit.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán, i cili mori pjesë në meshë, tha më herët se ai nuk do të lejojë që Hungaria të shndërrohet në një “vend emigrant”, si të tjerët në Evropë, për të cilat ai pretendon se janë bërë të panjohshme për njerëzit e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026