Natë protestash në Francë, manifestime masive kundër dhunës policore
Zjarre dhe incidente u verifikuan gjatë natës në Paris, ku persona të shumtë protestuan kundër dhunës së policisë dhe ligjit të ri për sigurinë, që ndalon filmimin e oficerëve teksa janë në detyrë.
Forcat e rendit qëlluan gaz lotsjellës dhe hodhën granata trullosëse pasi protestues të maskuar hodhën shashka ndaj kordonit të tyre, ngritën barrikada dhe gjuajtën me gurë.
Shumica e disa mijëra protestuesve marshuan në mënyrë paqësore, por grupe të vogla u përleshën me policinë. Disa automjete, motoçikleta dhe ndërtesa u përfshinë nga flakët.
Disa mijëra persona marshuan edhe në qytete të tjera si Lion, Lile, Rene dhe Strasburg.
Protestat vijnë pas publikimit më herët gjatë javës të pamjeve filmike të disa agjentëve që dhunonin një producent muzike në Paris, ngjarje kjo e ndodhur më 21 nëntor.
“Në fund do të supozojmë se filmimet do të jenë dashakeqe dhe kush do të jetë në gjendje t’i përcaktojë si të tilla? Do të jetë vetë policia dhe sigurisht që kjo do të shkaktojë një lloj vetëcensure”, tha Vincent Lanier nga Sindikata e Gazetarëve.
Incidenti shtoi kundërshtimin për projektligjin, që shihet si një kufizim i të drejtës së gazetarëve për të raportuar brutalitetin policor.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus