Përplasen dy automjete në Vlorë, njëri përfundon brenda në lokal
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në një kryqëzim pranë ish-shtëpisë së oficerëve në qytetin e Vlorës.
Si pasojë e aksidentit, një prej automjeteve ka përfunduar brenda në një lokal.
Përmes një njoftimi zyrtar policia bëri me dije se një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., 29 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Ford” me drejtues shtetasin B. S., 28 vjeç. Automjeti i këtij të fundit, si pasojë e përplasjes ka dëmtuar fasadën e jashtme të një lokali.
Gjithashtu, si pasojë e aksidentit, kanë ngelur të dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit tip “Benz” dhe pasagjerja që ndodhej në të, të cilët pas marrjes së mjekimit, dolën nga spitali.
Drejtuesve të automjeteve, të dy të pajisur me leje drejtimi, ju krye testi i alkoolit i cili rezultoi 0. 254 mg/l për shtetasin A. A dhe 0. 000 mg/l për shtetasin B. S.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet