Rikthehen reshjet, Hakil Osmani: Nga e mërkura shi në vendet e ulta, dëborë në zonat malore

30 Nëntor 2020 | 07:00

Meterologu i Meteoalb, Hakil Osmani tregoi për Euronews Albania parashikimin e motit për këtë javë. 

Z.Osmani u shpreh se që nga dita e mërkurë deri në fundjavë do të ketë reshje shiu në vendet e ulëta. Ndërsa, sipas tij në vendet malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

“Dje ka pasur reshje të pakta dëbore në veri dhe verilindje të vendit. Pritet që dita e sotme nesërme të jetë kryesisht me mot të kthjellët dhe vranësira të herëpashershme. Por, më të dukshme do të dukshme do të bëhen vranësirat gjatë mesditës së ditës së mërkurë, duke bërë që të kemi një prezencë të reshjeve të shiut nga dita e mërkurë deri në fundjavë. Reshjet e shiut do të jenë prezentë në pjesën me të madhe të vendit. Ndërsa, në zonat malorë reshje të pakta dëbore”, u shpreh ai.

Sa i përket temperaturave ai bëri parashikimin se në vendet malore do të ulen deri në -4 gradë, ndërsa në vendet e ulëta temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 14 gradë.

“Temperaturat gjatë ditës së sotme minimumet janë shënuar në vlerat -3 -4 në zonat malore, ndërsa maksimumet priten të shkojnë në 14 gradë në ultësirën perëndimore”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026