Zoran Zaev: Ne do të hyjmë në BE si maqedonas që flasin maqedonisht
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se populli i tij do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian vetëm si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase. Zaev reagoi ndaj deklaratës se kryeministrit Bullgar Boriso, i cili mohoi ekzistimin e pakicës maqedonase në Bullgari.
“Ne do të hyjmë në BE si maqedonas që flasin maqedonisht! Ne shohim drejt Evropës, kjo është mënyra e vetme për të nesërmen tonë më të mirë. Populli maqedonas gjithmonë ka qenë dhe do të jetë largpamës. Të gjitha telashet, pushtimet dhe bllokadat u tejkaluan dhe u kapërcyen për shkak të dëshirës për një të nesërme më të mirë dhe një jetë më të mirë”, ka shkruar Zaev në rrjetin social Facebook.
Borisov në një deklaratë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” akuzoi, siç ka thënë ai, “komunistët bullgarë të kontrolluar nga Moska staliniste” se me forcë kanë asimiluar bullgarët në Maqedoni.
Ndërkohë, Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, në një letër drejtuar kryeministrit Zaev, ka inkurajuar Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë të arrijnë marrëveshje për çështjet dypalëshe që do të hapte rrugën drejt procesit të integrimit të Maqedoninë se Veriut në Bashkimin Evropian.
“Ne ju inkurajojmë juve, dhe shtetet anëtare të BE-së, të vazhdoni të kërkoni zgjidhje për çështje bilaterale, jashtë procesit të integrimit të vendit tuaj në BE dhe të bëni përparim në këto aspirata duke hapur dhe mbyllur kapitujt e negociatave. Ne i vlerësojmë shumë përpjekjet tuaja për të vazhduar bisedimet në frymën e vullnetit të mirë dhe për të ruajtur angazhimin tonë për të siguruar të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, që vendi ka treguar se e meriton,” ka shkruar ambasadori Reeker.
Lexoni gjithashtu:
Protestë kundër Zaev, qindra qytetarë protestojnë para qeverisë, kërkohet dorëheqja e tij
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në