Ekstradimi i vrasësve të Nikulaj, 45 ditë për të siguruar dhe përkthyer materialet

1 Maj 2023 | 15:03

Sipas ligjit të ekstradimit anglez, Shqipëria ka afat 45 ditë për të dërguar në Britani të Madhe të gjitha provat që ka arritur të sigurojë lidhur me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Prokurori ka një dosje voluminoze ku gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar disa kamera sigurie, prova shkencore si dhe dëshmi të cilat duhet të përkthehen brenda afatit ligjor.

Pas arrestimit të 4 personave në Londër, ata u njohën me vendimin e gjykatës e cila dha masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tyre, ndërsa vajza e cila u arrestua pak momente më vonë këtë të hënë do të njihet me vendimin e gjykatës.

Lidhur me kërkesën e ekstradimit që ka nisur vendi ynë në Britani të Madhe seanca do të mbahet më 5 Maj.

Në kërkim ndërkombëtar vijojnë Ruben Saraiva, shtetasi portugez i cili ekzekutoi biznesmenin Nikulaj dhe Harry Simson.

Policia shqiptare po bashkëpunon me palën greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e personave të cilët ende nuk janë vënë në pranga për vrasjen e 50-vjeçarit Ardian Nikulaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026