Ekspozita “Vendlindja, liria ime” në Gjermani, vajza shqiptare: S’ka si vendi yt

1 Maj 2023 | 17:43

Xhulia Ibrahimaj emigroi në Gjermani disa vite më parë duke kërkuar azil. Sot ajo punon pedagoge dhe ka hapur një ekspozitë me punime që i kushtohen vendlindjes së saj.

Ekspozita “Vendlindja, liria ime”, është krijuar nga Xhulia Ibrahimaj.

“Është një tematike që më përçon në lëkurë sepse e shoh lirinë time si vendin ku unë jetoja, në Shqipëri. Mjafton ajri që unë thith në Shqipëri, më jep liri. Pikturat nuk janë bërë veçanërisht për ekspozitë janë bërë gjatë periudhës time në Gjermani,” – tregoi Xhulia.

Prej 8 vitesh jeton në Gjermani, një vend i ftohtë, të cilin Xhudie, siç njihet nga të gjithë, arriti ta bëjë për vete.

“Kam ardhur në vitin 2015, si shumë prej bashkatdhetarëve të mi duke kërkuar azil, pasi mundësitë për të ardhur me një vizë studentore nuk ishin,” – tha ajo.

Pasioni i saj për pikturën ka ekzistuar qëkur ishte fëmijë. Por ashtu siç ajo thotë, në Shqipëri, jeta ndahej në prioritete.

“Nuk i kam kushtuar rëndësi pasi duhet të vije prioritete dhe prioriteti im i parë ishte puna, shkolla. Nuk është se e kisha dhe atë sigurinë që do pranohej nga shoqëria shqiptare, mund të bëhej diçka me pikturën,” – u shpreh Xhulia.

Në Gjermani, ajo punon si pedagoge sociale. Jeta e saj vërtitet rreth atij vendi, megjithatë dëshira për t’u rikthyer në Shqipëri është e madhe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026