Ekspozitë me materiale të riciklueshme, nxënësit e Korçës në mbrojtje të mjedisit
Një ekspozitë me materiale të riciklueshme është çelur në qytezën e fëmijëve në Korçë.
Nxënësit e 19 shkollave të juglindjes kanë ekspozuar punime mjaft interesante, kryesisht të frymëzuara nga natyra e Korçës por dhe nga zonat që vijnë.
“Ka qenë një punë shumë e thjeshtë duke krijuar bashkëpunime mes njëri tjetri. Mjetet janë të riciklueshme, e meqë Korça shquhet si Paris i vogël, kemi krijuar Parisin dhe parkun që Korça e ka shumë të bukur”, thotë nxënësja Laura Çaushi.
Në një kohë kur ndotja e mjedisit është kthyer në një problem serioz këta fëmijë japin një mesazh të qartë për bashkëmoshatarët e tyre dhe jo vetëm.
“Duhet ta duam mjedisin dhe nuk duhet të shpërdorojmë asgjë, gjithçka mund të kthehet në diçka tjetër, që nga një tapë e vogël deri në një mbeturinë të madhe”, thotë nxënësi Jonel Killo
Kjo ekspozitë është organizuar në formën e një konkursi, ku në fund njëra prej shkollave do të shpallet fituese.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës