”The Queen’s Gambit” sjell në vëmendje gratë që luajnë shah
Suksesi i serialit të Netflix “The Queen’s Gambit” ka shtuar interesin për shahun dhe ka rindezur debatin pse ka kaq pak gra që e luajnë këtë sport intelektual.
Ky serial përshkruan jetën e një gruaje që luan shah, të quajtur Beth Harmon, e cila pasi mësoi lojën nga roja i shtëpisë së fëmijës ku ajo u rrit në vitet 1950, u bë lojtarja më e mire e shahut në botë.
Në të vërtetë, në jetën reale, asnjë grua nuk është kurorëzuar kurrë kampione bote në shah.
“Mënyra se si djemtë trajtojnë Beth është një ëndërr, fatkeqësisht realiteti nuk është i tillë,” – thotë Judit Polgar, një ish-shahiste profesioniste.
Karakteri i Beth ka shumë ngjashmëri me ish-kampionin e botës, Bobby Fischer. Ai shpesh përshkruhet si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.
Fischer ishte i njohur gjithashtu edhe për komentet negative që ka bërë për gratë që luajnë shah:
“Gratë janë lojtare të tmerrshme shahu…unë mendoj se ato thjesht nuk janë aq të zgjuara”.
Polgar, e cila garoi mes viteve 1988 dhe 2014, mundi disa nga lojtarët më të njohur burra.
Shahistja që mban nofkën “Mbretëresha e shahut”, beson se konkurrimi në rangun vetëm për gra, i kufizon lojtaret gra në potencialin dhe aspiratat e tyre.
Ana Matnadze, nga Gjeorgjia, e cila sot garon për Spanjën, filloi të luante shah në moshën 4 vjeçare dhe pavarësisht se ishte vetëm një fëmijë stërvitej për 10 orë në ditë.
Para pjesëmarrjes së saj në Kupën Botërore, ajo madje mori edhe një telefonatë nga presidenti i atëhershëm, i cili i tha asaj se duhej të fitonte për vendin e saj.
Phiona Mutesi, nga Uganda, e cila u rrit në një lagje të varfër në Kampala, mësoi shah nga një program pas shkollës i drejtuar nga një organizatë bamirësie.
Jennifer Shahade, Grandmasteri i grave amerikane, ka shkruar edhe libra në të cilat ka folur mbi mitet në lidhje me lojtaret gra, “Gratë në sportin intelektual” dhe librin “Luaj si një vajzë”.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut