Kandidatët për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë presin vendimin e Parlamentit
Në një njoftim për mediat bëhet me dije se KED ka dërguar listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve të lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.
Po ashtu është dërguar edhe raporti me arsyetimet për renditjen e kandidatëve të lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.
Sipas njoftimit bëhet me dije se kanë kaluar vetëm 5 kandidatë, ku i pari renditet Artur Metani.
Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë kreun e ri të Inspektoratit mes 5 kandidatëve, zgjidhet automatikisht Artur Metani, pasi renditet i pari.
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka rol kryesor në funksionimin e institucioneve te reja. Ai është institucioni i vetëm i cili inicion hetim disiplinor për gjyqtarët dhe prokurorët që shkelin ligjin.
Inspektori më pas shkon me propozime konkrete tek Këshilli i Lartë i Prokurorisë për prokurorët që nuk kanë kryer detyrën si duhet, duke kërkuar edhe masën ndëshkimore.
E njëjta gjë ndodh edhe me gjyqtarët, propozimet për të cilët i dërgohen Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut