Familjarët e dy të zhdukurve në Sarandë zbardhin bisedën me Rrumbullakun

2 Maj 2023 | 10:46

Prej 25 ditësh, dy 46-vjeçarët nga Saranda, Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori janë zhdukën pa gjurmë.

Ndërkohë ditën e sotme familjarë dhe të afërm kanë zhvilluar një protestë para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Tiranë.

Vëllai i Fatmir Sulovari, Gëzimi në një deklaratë për mediat ka zbardhur dhe bisedën që zhvilloi me kreun e policisë Muhamet Rrumbullaku, ku ky i fundit u ka thënë se do nisin punën për gjetjen e të zhdukurve .

Ndër të tjera Sulovari theksoi se protestën për ditën e sotme do e ndërpresin ndërsa kërkoi me patjetër gjetjen e trupit të vëllait por edhe Leonardit.

‘Nuk ka intereson se kush qysh tek, na interesojnë vetëm trupat. Ti çojmë në shtëpi e kaq. Rrumbullaku tha se do fillojmë punën. Nuk më dha shumë shpjegimi. Më  është zhdukur vëllai . për momentin do e ndërpresim bisedën. Është zhdukur  me  6 maj. Nuk kemi vërtetuar asnjë shqetësim.  E ka marrë një shok në telefon dhe ka dalë nga lokali. Nuk kemi pas asnjë problem me asnjë. S’kemi asnjë lloj dyshimi. Ai e ka pasur Leonardin thjesht të njohur. Unë personalisht nuk e njihja. S’kam diskutuar asnjëherë me Leonardin. Nuk kemi asgjë konkrete”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026