Sekretarja amerikane e Thesarit: SHBA-ja mund të mbetet pa para pas një muaji
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, paralajmëroi se SHBA-ja mund të mbetet pa para deri më 1 qershor, nëse Kongresi nuk arrin ta rrisë tavanin e borxhit.
Arritja e tavanit të borxhit do të thotë se Qeveria nuk mund të marrë më shumë para hua.
Yellen i kërkoi Kongresit që të veprojë sa më shpejt që të jetë e mundur për të adresuar tavanin prej 31.4 trilionë dollarësh.
Presidenti Joe Biden thirri një takim të udhëheqësve të Kongresit për këtë çështje, më 9 maj. Tavani i borxhit është rritur, zgjatur ose rishikuar 78 herë në SHBA që nga viti 1960.
Në këtë rast, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë kërkuar shkurtime drastike të shpenzimeve dhe ndryshimin e disa aspekteve të agjendës së Bidenit, duke përfshirë programin e tij të faljes së huave studentore dhe kreditë e taksave të energjisë së gjelbër, në këmbim të votave për të rritur tavanin e borxhit.
Kjo ka nxitur kundërshtimin e demokratëve në Senat dhe të vetë Bidenit, i cili ka thënë, javën e kaluar, se çështja “nuk është e negociueshme”.
Megjithatë, Presidenti, është nën presion të vazhdueshëm nga grupet e biznesit për t’i diskutuar propozimet e republikanëve.
Falimentimi, i cili do të ishte i pari në historinë e SHBA-së, do të mund t’i përmbyste tregjet financiare globale dhe ta shkatërronte besimin te SHBA-ja si një partnere globale biznesi.
Ekspertët kanë paralajmëruar, po ashtu, se falimentimi mund ta çojë SHBA-në në recesion dhe të shkaktojë rritje të papunësisë.
Kjo, gjithashtu, do të bënte që SHBA-ja të mos mund të marrë para hua për të paguar pagat e punonjësve të Qeverisë dhe personelit ushtarak, kontrollet e sigurimeve sociale ose detyrime të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme