Atentat kryeprokurorit bullgar, shpërthen eksplozivi, zyrtari shpëton mrekullisht
Prokurori i përgjithshëm i Bullgarisë, Ivan Geshev i ka shpëtuar një atentati që synonte eliminimin fizik të tij. Sulmi ishte organizuar me një sasi eksplozivi që shpërtheu gjatë kalimit të automjetit të zyrtarit të lartë.
Dyshohet se eksplozivi i vendosur kishte si objektiv makinën e kryeprokurorit Ivan Geshev. Kjo u konfirmua nga ministri i Brendshëm, i cili nuk dha detaje të tjera. Sipas Ministrisë së Brendshme, Geshev nuk pësoi dëme serioze nga shpërthimi, pasi po përdorte një nga makinat më të mbrojtura të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë. Më shumë informacione në videon që vijon.
Në orën 11 e 45, të gjitha institucionet ishin në këmbë për atë që ndodhi në aksin rrugor Samokov-Kovaçevtsi. Forcat policore janë të bindura, kjo nuk ishte një përpjekje për intimidim, por një tentativë vrasjeje ndaj prokurorit të përgjithshëm.
Ky i fundit ka gjasa të jetë gjurmuar dhe sipas kreut të Shërbimit Kombëtar Hetimor, atentati ishte organizuar në mënyrë profesionale.
“Bomba nuk ishte më pak se 3 kilogramë TNT, sipas opinionit paraprak të ekspertëve, por gjithashtu me copëza që shpërthyen dhe u përplasën me pemët në anën tjetër të rrugës. Saçmet e metalit që gjetëm kishin përmasat e thoit të një njeriu”- tha Borislav Sarafov, drejtor i Shërbimit Hetimor Kombëtar.
“Detyra jonë është të mbrojmë jetën dhe shëndetin e qytetarëve bullgarë dhe do ta bëjmë këtë”- theksoi Petar Todorov, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.
Ivan Geshev është mirë. Masa shtesë janë marrë për sigurinë e tij. Hetimi në terren vazhdon, me qentë e policisë që po kërkojnë gjurmë të atentatorëve.
Kryeministri organizoi një takim me krerët e institucioneve të sigurisë. Ata do të ngrenë një grup pune që do të mbledhë informacionet mbi çështjen, në mënyrë që të identifikojnë autorët. Më herët gjatë ditës, zëvendës kryeprokurori deklaroi se eksplozivi ishte përgatitur nga profesionistë dhe se një sasi e dytë eksplozivi u gjet në zonë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha: Dënoj deklaratën e Ramës se serbët dhe shqiptarët janë kushërinj
- Alibeaj: Më 14 maj t’i japim fund trekëndëshit të Bermudës Rama-Meta-Berisha
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)