Portugali, sekuestrohen 4.2 tonë kokainë e fshehur në arka me banane

2 Maj 2023 | 17:50

Një operacion i policisë në Portugali ka çuar në sekuestrimin e 4.2 tonelatave kokainë të ardhur nga Amerika Latine.

Sipas autoriteteve lokale, konfiskimi i sasisë së narkotikëve, e njoftuar në zyrat qendrore të policisë gjyqësore, është një nga më të mëdhatë që nga fillimi i vitit.

Droga ishte e fshehur në arka me banane që ishin nisur nga Kolumbia dhe kishin hyrë në Portugali përmes portit të Setubalit, një qytet bregdetar në rrethinat e Lisbonës.

“Po flasim për një sasi të konsiderueshme të organizatave kriminale, që po e transportonin të gjithën njëherësh nga ana tjetër e Atlantikut në Evropë. Në thelb, ky ishte një operacion që vuri në dukje, në aspektin e ndarjes së informacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, nevojën për të mbledhur sa më shumë të dhëna dhe për të organizuar një aksion me objektiv të caktuar dhe për të përcaktuar sasinë e kokainës në moment”, tha Vitor Ananias, shef i Hetimeve Kriminale në Portugali.

Operacioni i policisë nuk ka çuar ende në arrestimin e ndonjë të dyshuari, por autoritetet portugeze janë në kontakt me autoritetet kolumbiane dhe polici të tjera partnere.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026