Me pistoletë dhe kokainë në makinë, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari

1 Maj 2023 | 09:49

Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi në automjet ju gjetën pistoleta dhe  një sasi kokaine. Ai ishte duke udhëtuar drejt Vlorës në momentin kur u kap nga policia.

Policia kishte infromacione për lëvizjen e 27-vjeçarit të armatosur. Dyshohet se ai po udhëtonte i armatosur drejt Vlorës, për t’u konfliktuar me familjarët e bashkëshortes së tij, në banesën e të cilëve jetonte prej disa kohësh edhe bashkëshortja e këtij shtetasi

Sipas informacioneve atij i janë sekuestruar arma e zjarrit pistoletë dhe sasia e lëndës narkotike kokainë.

“Në kuadër të operacionit “Alert”, në autostradën e Vlorës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Porsche”, me drejtues shtetasin A. Y. Gjatë kontrollit në këtë automjet është gjetur një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” dhe një sasi lënde narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi A. Y. po udhëtonte i armatosur drejt Vlorës, për t’u konfliktuar me familjarët e bashkëshortes së tij, në banesën e të cilëve jetonte prej disa kohësh edhe bashkëshortja e këtij shtetasi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Y, 27 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë  pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026